Mediet kosovare kanë raportuar se edhe ish-anëtarin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Xhavit Haliti, është ftuar nga Gjykata Speciale, transmeton Gazeta Metro.
Haliti ka folur për këtë çështje duke ironizuar dhe thënë se ftesat nga Gjykata Speciale nuk po vijnë në shtetin e Gjermanisë, ku ai aktualisht po qëndron si shefi i delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për Politikë të Jashtme, tha për KosovaPress.
“Këtu në Gjermani nuk po vinë ftesat, kur vi në Kosovë të na prufshi ndonjë ftesë ju mediat në rregull është, por ata tjerët nuk kanë me pru”, tha Haliti për KP.
Ndërkohë, edhe në Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, kanë mohuar se Halit ka marrë ftesë nga Specialja./gazetametro.net