Gjykata Supreme ka nxjerrë vendimin në lidhje me ankesat e subjekteve politike që të përjashtohen votat e ardhura nga Serbia, shkruan GazetaBlic.
Gjykata Supreme ka hedhur poshtë si të pabazuara të gjitha ankesat e subjekteve politike.Supremja këtë radhë vendosi në favor të Nismës e kundër VV-së.
Gjykata Supreme e Kosovës ka vendosur që rreth 3 mijë vota të ardhura nga Serbia nuk do të jenë pjesë e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve.
Supremja e ka refuzuar ankesën e tre kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, Arta Bajralia dhe Alban Hyseni, ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) i cili urdhëronte Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ) për heqjen nga rezultati përfundimtar të rreth 3 mijë votave të ardhura nga Serbia.Ndërsa, ankesa e Nenad Rashiq për të njëjta vota është vlerësuar si e pasafatshme