Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    NPL “Përparimi” ndërpret mbledhjen e mbeturinave për borxhlinjtë në disa fshatra të Vushtrrisë

    02/02/2026 | 18:10
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    NPL “Përparimi” ndërpret mbledhjen e mbeturinave për borxhlinjtë në disa fshatra të Vushtrrisë
    —
    Ndërmarrja Publike Lokale “Përparimi” në Vushtrri ka njoftuar se sot është ndërprerë shërbimi i mbledhjes së mbeturinave për ekonomitë familjare në fshatrat Gllovotin, Bivolak, Stroc, Zhilivod, Bëqiq, Dubovc dhe Galicë, sipas orarit të rregullt të mbledhjes. Sipas njoftimit, ndërprerja e shërbimit do të vazhdojë gjatë gjithë javës në të gjitha fshatrat, përfshirë edhe qytetin, për të gjithë konsumatorët që nuk i janë përgjigjur thirrjes për shlyerjen e borxheve të akumuluara.

    Nga NPL “Përparimi” bëhet e ditur se ky veprim vjen pasi një numër ekonomish familjare nuk kanë reaguar ndaj ftesës së Kryeshefit Ekzekutiv, e dërguar ditë më parë, për kryerjen e pagesave të prapambetura. Ndërmarrja ka paralajmëruar se afati i fundit për shlyerjen e borxheve është 8 ditë nga sot, ndërsa në rast të mosrespektimit do të ndërmerren masa ligjore, përfshirë aplikimin e kamatës sipas legjislacionit në fuqi.

    NPL “Përparimi” u bën thirrje të gjithë qytetarëve me obligime të papaguara që t’i shlyejnë ato me kohë, në mënyrë që të shmangen pasojat ligjore dhe të sigurohet vazhdimësia e shërbimit të mbledhjes së mbeturinave.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Kurti takon senatorët amerikanë në Konferencën Sigurisë në Mynih
    • Nusja rrah vjehrrën në Prishtinë
    • Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër
    • Lagjet dhe vendet në Vushtrri që sot do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    • Kryetari Ferit Idrizi ndan mirënjohje për nxënësit fitues në garat komunale të Fizikës dhe Matematikës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.