Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Ndërron jetë arsimtari Ismail Jashari

    02/02/2026 | 20:00
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ndërron jetë arsimtari Ismail Jashari
    —
    Është ndarë nga jeta Ismail (Azem) Jashari (1963–2026), mësues nga fshati Strofc i Vushtrrisë, i njohur për një karrierë të gjatë dhe përkushtim të vazhdueshëm në fushën e arsimit. Shkollimin fillor e kreu në Strofc, ndërsa arsimin e mesëm në Obiliq dhe Mitrovicë.

    Nga viti 1990, Jashari kontribuoi në disa institucione arsimore në komunën e Vushtrrisë, duke shërbyer në shkollat “Liria”, “Lutfi Musiqi”, “Andon Z. Çajupi”, “Mustafë Venhari”, “Ali Kelmendi”, si dhe në SHMLP “Bahri Haxha”, ku edhe e përmbylli angazhimin e tij profesional. Ai u vlerësua për korrektësinë, disiplinën dhe seriozitetin në punën pedagogjike.

    Gjatë viteve të luftës 1998–1999, Ismail Jashari ishte i angazhuar në radhët e UÇK-së.

    Ai u nda nga jeta më 2 shkurt 2026, në moshën 63-vjeçare.
    Ceremonia e varrimit do të mbahet më 3 shkurt 2026, në ora 13:00, në varrezat e lagjes Shabanaj në Strofc.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Bëhuni gati, dimri po rikthehet – javën tjetër pritet borë në Kosovë
    • Kurti takon senatorët amerikanë në Konferencën Sigurisë në Mynih
    • Nusja rrah vjehrrën në Prishtinë
    • Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër
    • Lagjet dhe vendet në Vushtrri që sot do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.