Kryetari Idrizi takon drejtuesit e Islamic Relief Kosova
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka zhvilluar sot një takim pune me drejtorin e Islamic Relief Kosova, Dr. Mohamed Soliman, dhe zëvendësdrejtoreshën, znj. Albulena Gashi.
Gjatë takimit u diskutua për ecurinë e projekteve që janë në bashkëfinancim ndërmjet Komunës së Vushtrrisë dhe Islamic Relief Kosova, si dhe për identifikimin e projekteve të reja me interes të përbashkët për bashkëpunim në të ardhmen.
Palët u dakorduan që të fuqizojnë edhe më tej partneritetin institucional, me qëllim që projektet e përbashkëta të sjellin rezultate konkrete dhe të prekshme për qytetarët e Vushtrrisë.
Kryetari Idrizi i falënderoi përfaqësuesit e Islamic Relief Kosova për pritjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm.

