Kryetari Idrizi priti në takim Komandantin e KFOR-it Turk në Kosovë
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka pritur sot në takim Komandantin e Kryesisë së Këshillit Turk në Kosovë, Kolonel Harun Elitaş.
Gjatë këtij takimi u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Vushtrrisë dhe KFOR-it turk, me fokus në forcimin e marrëdhënieve institucionale dhe bashkëpunimin e ndërsjellë. Me këtë rast, Kolonel Elitaş e uroi kryetarin Idrizi për mandatin e tij të dytë në krye të komunës.
Kryetari Idrizi e falënderoi Kolonelin Elitaş për bashkëpunimin e deritanishëm, urimet për vazhdimin e mandatit dhe vizitën e realizuar sot në Vushtrri.

