Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    “Harron” që është i dënuar për vrasje, kosovari bie në prangat e policisë gjermane në aeroport

    05/02/2026 | 11:45
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Zyrtarë të Policisë Federale gjermane kanë arrestuar në aeroportin e Shtutgartit një shtetas të Kosovës të dënuar për vrasje.

    Siç raporton Agjencia Gjermane e Lajmeve dpa, 53-vjeçari ishte dënuar në vitin 1999 nga Gjykata e Landit në Hajlbron me dymbëdhjetë vjet burgim dhe pesë vite më vonë ishte dëbuar në vendlindjen e tij, Kosovë.

    “Gjatë ri-hyrjes fundjavën e kaluar, ai u arrestua dhe u dërgua në burgun e Shtutgart-Stamhajmit. Aty pritet të vuajë pjesën e mbetur të dënimit”, u tha në raportimin e dpa-së, transmeton Klankosova.tv.

    Sipas të dhënave, burri kishte ardhur me një fluturim nga Prishtina.

    Por, gjatë një kontrolli është konstatuar se ndaj tij ekzistonte një urdhër arresti për ekzekutimin e dënimit, shpjegoi një zëdhënës i Policisë Federale.

    Sipas të dhënave, 53-vjeçari duhet të vuajë edhe saktësisht 2.127 ditë burg.

    Po të mos kishte hyrë sërish në Gjermani, ai do të kishte mbetur i pa shqetësuar

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Bëhuni gati, dimri po rikthehet – javën tjetër pritet borë në Kosovë
    • Kurti takon senatorët amerikanë në Konferencën Sigurisë në Mynih
    • Nusja rrah vjehrrën në Prishtinë
    • Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër
    • Lagjet dhe vendet në Vushtrri që sot do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.