Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Shqiptari vret me armë gjahu bashkëshortin e të dashurës së tij në Greqi

    17/01/2026 | 14:49
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Spathohori të Agrinjos, në Greqi, ku një 44-vjeçar me shtetësi shqiptare dyshohet se ka vrarë me armë gjahu një 51-vjeçar, Kostas Alexandris, kryeplak i fshatit dhe baba i një fëmije të mitur. Viktima raportohet se ishte bashkëshorti i gruas me të cilën autori dyshohet të kishte një lidhje intime.Krimi dyshohet të ketë prapaskenë erotike dhe nuk lidhet me detyrën e viktimës. Autori i kishte ngritur pritë 51-vjeçarit dhe e ka qëlluar me çifte në momentin që ai po afrohej me automjetin e tij, duke e lënë të vdekur në vend. Më pas, automjeti i viktimës ka përfunduar në një greminë, ku u gjet nga banorët e zonës.

     

    Disa orë pas ngjarjes, autori ka telefonuar policinë dhe ka pranuar autorësinë e krimit, duke shprehur dëshirën për t’u dorëzuar pasi ishte i penduar. Gjatë hetimeve, policia ka sekuestruar edhe armën e krimit, e cila rezulton se mbahej me leje.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Bëhuni gati, dimri po rikthehet – javën tjetër pritet borë në Kosovë
    • Kurti takon senatorët amerikanë në Konferencën Sigurisë në Mynih
    • Nusja rrah vjehrrën në Prishtinë
    • Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër
    • Lagjet dhe vendet në Vushtrri që sot do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.