Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Pesë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë- 4 të dyshuar dërgohen në mbajtje

    19/01/2026 | 09:07
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Pesë raste të dhunës në familje janë përfshirë në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

    Në Prishtinë një grua e ka raportuar një burrë për dhunë psiqike.

    “DHUNË NË FAMILJE- Prishtinë / 18.01.2026 – 00:02. Është raportuar se ankuesja femër kosovare ka dhunë psiqike nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.”

    Në Pejë një burrë është arrestuar për veprën penale “Dhunë në familje”.

    “DHUNË NË FAMILJE- Pejë / 19.01.2026 – 20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

    Dy persona janë arrestuar në Rahovec pasi janë rrahur mes vete.

    “DHUNË NË FAMILJE – Rahovec / 18.01.2026 – 17:50. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që dyshohet se janë rrahur mes vete, si pasojë njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime dhe ka marrë tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.”

    Një person tjetër është arrestuar në Rahovec për “Dhunë në familje”.

    “Rahovec / 18.01.2026 – 20:50. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi i njëjti kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

    Në Mitrovicë një person dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj një gruaje dhe e ka sulmuar atë.

    “DHUNË NË FAMILJE- Mitrovicë / 18.01.2026 – 13:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar presion psikologjik ndaj ankueses femër kosovare si dhe e kishte sulmuar fizikisht atë. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.”

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Bëhuni gati, dimri po rikthehet – javën tjetër pritet borë në Kosovë
    • Kurti takon senatorët amerikanë në Konferencën Sigurisë në Mynih
    • Nusja rrah vjehrrën në Prishtinë
    • Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër
    • Lagjet dhe vendet në Vushtrri që sot do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.