Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar heroin kombëtarë Isa Boletin.
Në përvjetori e rënies së tij, Haradinaj ka bërë homazhe te varri i heroit.
Në profilin e tij në “Facebook”, Haradinaj ka shkruar se pa nismëtarë si Isa Boletini, Kosova nuk do të guxonte të ëndërronte lirinë.
“Isa Boletini është një emër që historia do ta mbajë në kujtesë kudo ku ka shqiptarë. Pa nismëtarë si Isa Boletini, Kosova nuk do të guxonte të ëndërronte lirinë. Por ai guxoi një shekull para nesh, guxuan ata para tij dhe guxuan edhe pas tij. Gjithçka kulmoi kur UÇK-ja përjetësoi ëndrrën e tij dhe të çdo shqiptari, Kosovën e lirë. Sot, në përvjetorin e rënies së tij, përkulemi me nderim para veprës së tij. I përjetshëm.”, ka shkruar ai.

