Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Vdekja e gruas dhe akuzat ndaj Spitalit të Vushtrrisë, Prokuroria aktivizohet në hetimin e rastit

    03/12/2025 | 15:20
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka nisur mbledhjen e informacioneve, sa i përket ankesës së qytetarit Bardhyl Duklini nga Vushtrria, i cili ka pretenduar se në Spitalin ‘Sheikh Zayed’, nëna e tij, e cila ndërroi jetë më 23 nëntor të këtij viti, nuk ka marrë trajtimin e duhur gjatë vizitës së fundit në këtë institucion shëndetësor.

    Në një përgjigje për Klankosova.tv, Policia ka bërë të ditur po ashtu se lidhur me rastin, është kontaktuar edhe Prokurori.

    “Në këtë fazë, policia në koordinim me prokurorin është duke e trajtuar informatën pra është në fazën e grumbullimit fillestar të informacioneve”, thuhet në përgjigjen e PK-së.

    Ndërkohë, sipas Duklinit, nëna e tij e cila më parë ishte trajtuar disa herë për aritmi në të njëjtin spital, mbrëmjen e datës 19 nëntor 2025, kishte pritur rreth 35 minuta pa marrë trajtim urgjent, ndonëse, siç theksoi ai, gjendja e saj kërkonte reagim të menjëhershëm.

    “Mbas 35 minuta iu dha ineksioni direkt nga tekniku, i cili mori përsipër ndërrimin që sipas mjekëve lejohet të jepet vetëm me një infuzion,një pantoprazol por edhe një paracetamol, infuzion që as unë e motra edhe nëna vet nuk e kuptojë pse se, pasi nuk kishte ankesa të ftohjes apo ndonjë dhimbje përveç Aritmisë”, deklaroi qytetari për Klankosova.tv.

    Duklini pretendoi gjithashtu se të dhënat në raportin mjekësor nuk përputhen me atë që ndodhi realisht, duke përmendur se dy barnat e përmendura nuk figurojnë në dokumentacion, ndërsa pulsi i nënës së tij ishte shënuar 130, ndonëse tekniku, sipas tij, e kishte njoftuar mjekun me zë të lartë se pulsi ishte 145.

    Pas vdekjes së nënës më 23 nëntor 2025, familja ka kërkuar hapjen e një hetimi të plotë, përfshirë sigurimin e pamjeve të kamerave të asaj mbrëmjeje, për të sqaruar nëse ka pasur vonesa, mospërputhje në trajtim apo shkelje të protokolleve mjekësore.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Mbi 2000 gjoba trafiku të lëshuara për 24-orë në Kosovë
    • Gjyshërit rrahin mbesën e tyre të mitur në Mitrovicë
    • Tri raste të dhunës në familje për 24 orë, Policia jep detaje
    • “Pranvera” e dhjetorit në Kosovë: Mendim Rugova paralajmëron mot stabil
    • 56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.