Benjamin Shala është shpallur Drejtor i Vitit në Komunën e Vushtrrisë, duke u vlerësuar me Mirënjohje për angazhimin, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë mandatit të tij në krye të Drejtorisë së Shërbimeve Publike.
Në reagimin e tij pas marrjes së këtij vlerësimi, Shala u shpreh se ky është një moment krenarie dhe mirënjohjeje, duke falënderuar kryetarin e komunës, Ferit Idrizi, për besimin, afërsinë, kolegialitetin dhe mbështetjen e vazhdueshme gjatë gjithë mandatit. Sipas tij, vlerësimi shërben si motiv shtesë për të vazhduar punën me edhe më shumë përgjegjësi dhe përkushtim.
Një falënderim i veçantë iu drejtua edhe stafit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, të cilët, pavarësisht sfidave të shumta, kanë dëshmuar gatishmëri, profesionalizëm dhe përkushtim në kryerjen e detyrave. Shala theksoi se suksesi është i përbashkët dhe u takon të gjithë bashkëpunëtorëve.
Në përmbyllje, ai uroi kryetarin e komunës dhe gjithë stafin komunal për mandatin e ri, duke u dëshiruar shëndet, suksese dhe punë të mbarë në shërbim të qytetarëve dhe zhvillimit të komunës së Vushtrrisë.

