Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Arrestohet 18-vjeçari i dyshuar për dhunim të një të miture në Mitrovicë

    03/12/2025 | 13:22
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Të miturat janë viktimat më të shpeshta të ngacmimeve, sulmeve seksuale e dhunimeve në Kosovë.

    Raste të tilla dhe mjaft të trishta po tronditin familjet e tyre, që kërkojnë ndihmë dhe mbrojtje nga institucionet. Të dyshuarit kryesisht janë të moshës madhore, të cilët edhe krijojnë raporte të afërta me të miturat, me qëllime seksuale.Kështu, një rast i rëndë është raportuar në Mitrovicë, ku një vajzë e mitur ka denoncuar dhunimin e saj nga një 18-vjeçar.

    Sipas të dhënave që ka Sinjali, më 02 dhjetor, rreth orës 10:00, vajza A.S., rreth 12-vjeçare, e shoqëruar nga gjyshërit, është paraqitur në Stacionin Policor në Mitrovicë të Jugut, ku ka raportuar se një ditë më parë, më 01.12.2025 rreth orës 13:00, është dhunuar në shtëpinë e të dyshuarit A.Q., rreth 18-vjeçar.

    Pas marrjes së informatave, Prokurori i Krimeve të Rënda ka urdhëruar dërgimin e viktimës në IML për ekzaminim gjinekologjik. Me urdhër të prokurorit, policia ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit dhe ka realizuar arrestimin e tij.

    I dyshuari, pas intervistimit, është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit vazhdojnë.

     

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Mbi 2000 gjoba trafiku të lëshuara për 24-orë në Kosovë
    • Gjyshërit rrahin mbesën e tyre të mitur në Mitrovicë
    • Tri raste të dhunës në familje për 24 orë, Policia jep detaje
    • “Pranvera” e dhjetorit në Kosovë: Mendim Rugova paralajmëron mot stabil
    • 56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.