Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Të shtëna me armë zjarri në Vushtrri, të dyshuarit i konfikohen 14 copë fishekë

    30/11/2025 | 10:59
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Një person ka shtënë me armë zjarri në ajër në një zonë të Bivolakut, në Vushtrri.

    Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ankuesi ka qenë tek një shok i tij, kur i dyshuari ka arritur në vendin e ngjarjes dhe shtënë 3-4 herë me armë, dhe është larguar me veturë në drejtim të panjohur.
    Pas raportimit, prokurori ka lëshuar urdhër për kontrollin e shtëpisë së të dyshuarit, ku janë gjetur dhe konfiskuar 14 fishekë të kalibrit 9 mm si prova materiale.

    Ndërkohë, i dyshuari nuk është gjetur dhe mbetet i paidentifikuar

    Rasti është nën hetime.

    “Bivolak, Vushtrri /28.11.2025-22:00. Me 29.11.2025 është raportuar se derisa ankuesi m/k, ka qenë te një shok i tij, ka ardhur i dyshuari m/k dhe ka shtënë me armë zjarri në ajër ( 3-4 herë) dhe është larguar me veturë në drejtim të panjohur. Me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit ku si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar 14 copë fishekë të kalibrit 9 mm, ndërsa i dyshuari nuk është takuar, rasti në procedurë hetimore”, njofton PK.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Gjyshërit rrahin mbesën e tyre të mitur në Mitrovicë
    • Tri raste të dhunës në familje për 24 orë, Policia jep detaje
    • “Pranvera” e dhjetorit në Kosovë: Mendim Rugova paralajmëron mot stabil
    • 56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
    • Sandulloviq: Betimi i kryetarëve në veri, njohje e Kosovës së pavarur
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.