Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kanosjes të regjistruar në Vushtrri, më 06.11.2025, rreth orës 13:00.
Sipas raportit policor, më 08.11.2025 është arrestuar e dyshuara –shtetase kosovare, pasi që dyshohet se ka kanosur ish-bashkëshortin e saj, shtetas kosovar.
Me vendim të prokurorit të shtetit, e dyshuara është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet në procedurë të rregullt.

