Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    FIFA e dënon me gati 100 mijë euro Serbinë për sjelljet në ndeshjen kundër Shqipërisë

    05/11/2025 | 22:53
    Albania's Rey Manaj celebrates after scoring his side's opening goal during the World Cup Group K qualifying soccer match between Serbia and Albania, at the Dubocica Stadium in Leskovac, Serbia, Saturday, Oct. 11, 2025. (AP Photo/Darko Vojinovic)
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Komiteti Disiplinor i FIFA-s e ka dënuar Serbinë për veprimet e tifozëve në ndeshjen kundër Shqipërisë të zhvilluar më 11 tetor të këtij viti në Leskovc.

    Siç ka njoftuar federata serbe e futbollit, dënimi kap një shifër të majme, prej 87,500 frangave zvicerane (93,981 euro) dhe vjen për sjellje të papërshtatshme të tifozëve gjatë intonimit të himnit të Shqipërisë dhe për sjellje diskriminuese të një pjese të shikuesve gjatë ndeshjes, raporton Klankosova.tv.

    Pos dënimit me para, federata serbe është dënuar edhe me mbyllje të pjesshme të së paku 25% të kapacitetit të ulëseve për ndeshjen e radhës të Serbisë në një ndeshje garuese të FIFA-s, që luhet kundër Letonisë në Leskovc.

    Tifozët serbë, gjatë ndeshjes me Shqipërinë për kualifikimet e Botërorit 2026, në vazhdimësi kanë bërë thirrje fashiste kundër shqiptarëve në përgjithësi, dhe Kosovës në veçanti.

    Pavarësisht atmosferës armiqësore në stadium, Shqipëria arriti të dalë nga atje me kokën lart, duke fituar 1-0. /Klankosova.tv

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Mbi 2000 gjoba trafiku të lëshuara për 24-orë në Kosovë
    • Gjyshërit rrahin mbesën e tyre të mitur në Mitrovicë
    • Tri raste të dhunës në familje për 24 orë, Policia jep detaje
    • “Pranvera” e dhjetorit në Kosovë: Mendim Rugova paralajmëron mot stabil
    • 56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.