Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Ramadani: Serbia ka kidnapuar një ish-polic kosovar, dialogu s’mund të vazhdohet sikur gjithçka është normale

    12/06/2025 | 18:49
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ish-kryeinspektorin e AKI-së, Burim Ramadani ka folur në lidhje me ndalesat që po u bëhen shqiptarëve në Serbi, e konkretisht edhe për rastin e fundit të ish-policit Arbnor Spahiu.

    Në lidhje me këtë ai për klankosova.tv tha se trajtimi i rastit të Spahiut nuk duhet të jetë në modelin e rasteve të zakonshme dhe se ajo që po bën Serbia s’ka të bëjë me çështje ligjore.

    Ndalimi i tij, sipas Ramadanit është një dëshmi për një situatë krejtësisht politike nga Serbia.

    “Së pari, asgjë nga Serbia në këtë drejtim nuk është e zakonshme dhe nuk është normale. Nuk ka të bëjë fare me çështje ligjore. Së dyti, një qytetar i Kosovës po mbahet i kidnapuar vetëm sepse ka shërbyer në sektorin e sigurisë, përkatësisht në polici. Kjo dëshmon për një situatë krejtësisht politike nga Serbia”, u shpreh ai për Klankosova.tv.

    Eksperti i çështjeve të sigurisë pati edhe një thirrje për institucionet e Kosovës, duke thënë se është e domosdoshme ngritja e nivelin të reagimit.

    Ramadani theksoi edhe një aspekt tjetër, atë të vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi, për çka ai tha se derisa ish-polici është në paraburgim, një proces i tillë nuk do të duhej të vazhdonte.

    “Institucionet e Kosovës duhet domosdoshmërisht të ngrejnë nivelin më të lartë të reagimit. Nuk mund që në të njëjtën kohë që Serbia ka kidnapuar një ish-polic, të vazhdojë dialogu në Bruksel thua që gjithçka është normale”, tha ai.

    Ish-shefi i AKI-së për qytetarët apeloi të mos kalojnë nëpër Serbi, siç tha ai edhe nëse moskalimi ka kosto më të lartë financiare.

    “Po ashtu, bëj thirrje që qytetarët e Kosovës të mos kalojnë nëpër territorin e Serbisë. Edhe nëse i duhet të kenë kosto më të lartë financiare, më sigurt është të zgjedhin rrugë tjera”, u shpreh tutje Ramadani./Klankosova.tv

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Java e ardhshme me temperatura deri në 40 gradë Celsius
    • Pamjet e urës që do ta lidhë Jugun me Veriun e Mitrovicës, kandidati i PDK-së: I lumtur që kam nënshkruar memorandumin
    • 5 orë pa rrymë mbesin nesër këto lagje dhe fshatra të Vushtrrisë
    • Sllovenia sanksionoi dy ministra izraelitë shkaku i luftës në Palestinë
    • Osmani: Menjëherë pas Banjskës, ushtria serbe u grumbullua përreth tërë kufirit me Kosovën
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.