Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Punë e rëndë në KEK, pamje si një punëtor del nga brendësia e kaldajës

    22/06/2025 | 19:21
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës, e ka publikuar sot një video, ku një punëtor delë nga brendësia e kaldajës së Bllokut A5.
    Sipas kësaj sindikate, hyrja në këtë pjesë të ndërlikuar bëhet për evidentimin e rrjedhjeve të kaldajës, e më pas për përgatitjen e saldimeve dhe ndërhyrjeve teknike që sigurojnë vazhdimësinë e prodhimit të energjisë.

    “Heroi i padukshëm i kazanit! Në këtë video shihni kolegun tonë të palodhur Gëzim Selmani, duke dalë nga brendësia e kaldajës së Bllokut A5 – , por punëtorët e KEK-ut hyjnë pa hezitim, me vullnet dhe përkushtim të plotë! Hyrja në këtë pjesë të ndërlikuar bëhet për evidentimin e rrjedhjeve të kaldajës, e më pas për përgatitjen e saldimeve dhe ndërhyrjeve teknike që sigurojnë vazhdimësinë e prodhimit të energjisë”, thuhet në njoftimin e kësaj sindikate transmeton Klankosova.tv.

    “Pjesa ku hyn është në kuotën 49 metra, derë e ngushtë – një hapësirë e kufizuar, me rrezik, por Gëzimi e kryen detyrën me profesionalizëm dhe përkushtim shembullor. Këta janë punëtorët tanë të KEK-ut – të heshtur, por të pazëvendësueshëm! Respekt për punën e tyre”, thuhet në postim transmeton Klankosova.tv.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Java e ardhshme me temperatura deri në 40 gradë Celsius
    • Pamjet e urës që do ta lidhë Jugun me Veriun e Mitrovicës, kandidati i PDK-së: I lumtur që kam nënshkruar memorandumin
    • 5 orë pa rrymë mbesin nesër këto lagje dhe fshatra të Vushtrrisë
    • Sllovenia sanksionoi dy ministra izraelitë shkaku i luftës në Palestinë
    • Osmani: Menjëherë pas Banjskës, ushtria serbe u grumbullua përreth tërë kufirit me Kosovën
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.