Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    LDK në Vushtrri kërkon hetime për tenderin 4.98 milionësh në komunë – fton Prokurorinë të veprojë

    24/06/2025 | 17:15
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Vushtrri ka reaguar ashpër ndaj një tenderi të Komunës së Vushtrrisë me vlerë gati 5 milionë euro, duke kërkuar që Prokuroria Themelore në Mitrovicë të nisë hetime penale ndaj zyrtarëve përgjegjës.

    Bëhet fjalë për projektin “Asfaltimi i Rrugëve në fshatra dhe qytet – Projekt 3-vjeçar”, me vlerë të parashikuar 4,980,282.58 euro, për të cilin Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) ka gjetur shkelje të rënda ligjore në dosjen e tenderit.

    Sipas vendimit të OSHP-së (nr. 2025/321), komuna ka:

    Kërkuar standarde ISO të panevojshme, duke vendosur kritere të pakuptimta për kontrata të ndërtimit të rrugëve,

    Kufizuar padrejtësisht afatin për dorëzimin e ofertave, në kundërshtim me ligjin,

    Krijuar pengesa direkte për konkurrencën, duke shkelur parimet e transparencës, proporcionalitetit dhe trajtimit të barabartë.

    LDK thekson se këto veprime bien ndesh me nenin 7 të Ligjit për Prokurimin Publik, si dhe me nenin 414 të Kodit Penal, i cili ndëshkon keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe vendosjen e kushteve që favorizojnë operatorë të caktuar.

    “Kurdisja e kushteve të tenderit për të favorizuar operatorë të caktuar përbën korrupsion dhe shpërdorim të detyrës zyrtare,” thuhet në reagimin e degës së LDK-së.

    Në përfundim, LDK kërkon hapjen e hetimeve penale për të verifikuar përgjegjësinë individuale të zyrtarëve që kanë hartuar dhe aprovuar këtë dosje tenderi.

    “Qytetarët presin projekte të ndershme dhe ligjore, jo skandale që dëmtojnë interesin publik dhe cenojnë besimin në institucionet tona,” përfundon deklarata.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Java e ardhshme me temperatura deri në 40 gradë Celsius
    • Pamjet e urës që do ta lidhë Jugun me Veriun e Mitrovicës, kandidati i PDK-së: I lumtur që kam nënshkruar memorandumin
    • 5 orë pa rrymë mbesin nesër këto lagje dhe fshatra të Vushtrrisë
    • Sllovenia sanksionoi dy ministra izraelitë shkaku i luftës në Palestinë
    • Osmani: Menjëherë pas Banjskës, ushtria serbe u grumbullua përreth tërë kufirit me Kosovën
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.