Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Fatmire Cecelia: Kur bashkëpartiakët shpërblehen, e personat me aftësi të kufizuara harrohen

    27/06/2025 | 14:25
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kur bashkëpartiakët shpërblehen, e personat me aftësi të kufizuara harrohen

    Sot, në mbledhjen e rregullt të Kuvendit, e kam ngritur çështjen e dy konsulentëve që janë marrë në punë nga Komuna e Vushtrrisë.

    Njëra nga konsulentet, e pranuar për shërbime në Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, është ish drejtoreshë nga radhët e PDK-së në mandatin e kaluar. Për këto shërbime, komuna e ka shpërblyer me hiç më pak se 25,200.00 euro.

    Pyetja ime ishte e drejtpërdrejtë ndaj qeverisjes lokale:

    Cili ka me qenë kontributi i saj në DKRS, kur dihet që kjo drejtori i ka mbi 30 të punësuar? Cili është borxhi ndaj saj?

    A duhej t’i ndaheshin 25,200.00 euro për një grusht votash, apo e keni sponsorizuar për t’ju mbështetur gjatë fushatës për zgjedhjet lokale?

    Për hir të së vërtetës, para disa muajsh komuna ka marrë edhe një konsulent tjetër në Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, kontributi i të cilit për këtë drejtori është të lavdërojë qeverisjen komunale në rrjetet sociale, ndërsa shpërblimi për të është 14,000.00 euro.

    Personi i dytë i kontraktuar nga Komuna e Vushtrrisë është një psikiatër, i angazhuar për të bërë kontrollet e personave me aftësi të kufizuara në Qendrën Rezidenciale në Llumadh. Vlera e kontratës së tij është 5,400 euro për tri vite shërbim.

    Ajo që është vërtet e dhimbshme, dhe që më ka prekur thellë, është fakti që personat e akomoduar në këtë qendër, që janë rezidentë dhe pa përkujdesje familjare janë të harruar dhe të anashkaluar ndër vite.

    Katër vite me radhë, përveç psikiatrit, ata persona nuk janë vizituar as nga një mjek i mjekësisë familjare, as nga ndonjë stomatolog, as nga ndonjë gjinekolog, e as nga ndonjë psikolog.

    Kjo është dëshmi e qartë që ata persona janë të harruar nga kjo qeverisje.

    Me dhjetëra herë kam kërkuar që t’ju sigurohet vetëm një mjet transporti për nevojat e rezidentëve, dhe përgjigja ka qenë gjithmonë:

    “Nuk kemi buxhet”, mirepo për ti shpërbly bashkëpartiakët po ka buxhet.

    Po të investoheshin 25,200.00 euro në Qendrën Rezidenciale në Llumadh, do t’ua përmirsoni kushtet e jetesës personave që janë pa përkujdesje familare, e që jetojn në shtëpin rezidenciale në Lummadh.

    Këtu, në këtë sistem, duhet të kesh lidhje politike për të përfituar nga zhvataj e buxhetit komunal.

    Me të vërtetë është e dhimbshme kjo që ka ndodhur dje në Komunën tonë.

    Sinqerisht,

    Fatmire Cecelia

    Anëtare e Kuvendit Komunal, Vushtrri

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Java e ardhshme me temperatura deri në 40 gradë Celsius
    • Pamjet e urës që do ta lidhë Jugun me Veriun e Mitrovicës, kandidati i PDK-së: I lumtur që kam nënshkruar memorandumin
    • 5 orë pa rrymë mbesin nesër këto lagje dhe fshatra të Vushtrrisë
    • Sllovenia sanksionoi dy ministra izraelitë shkaku i luftës në Palestinë
    • Osmani: Menjëherë pas Banjskës, ushtria serbe u grumbullua përreth tërë kufirit me Kosovën
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.