Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Arrestohet një 41-vjeçar në Mitrovicë të Veriut, dyshohet se e ngacmoi seksualisht një grua

    12/06/2025 | 16:34
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Një person është dërguar në mbajtje nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Ngacmim seksual”.

    Në Mitrovicë të Veriut një grua ka raportuar se një person ka tentuar t’ia prekë flokët mirëpo ka ikur. Pastaj i dyshuari e ka prekur në pjesë të ndryshme, derisa viktima e ka shtyrë me duar.

    Policia ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin D.G., 41 vjeç.

    “Më datë 09 Prill 2025, në Stacionin Policor në Mitrovicë Veri është iniciuar një rast për veprën penale “Ngacmim seksual”. Rasti është raportuar nga një femër, e cila ka deklaruar se derisa ishte duke ecur në rrugën “Vlade Cetkovic” në Mitrovicë Veri, një person fillimisht e kishte përshëndetur me fjalën “Dobar dan” dhe sipas ankueses i ishte prezantuar në gjuhen serbe “Ja sam D….” e më pas i dyshuari kishte tentuar që t’ia prek flokët, mirëpo ankuesja ishte larguar, pastaj i dyshuari me njërën dorë e kishte prekur në pjesë të ndryshme te trupit, ku me pas ankuesja kishte shtyrë me duar me ç’rast i dyshuari kishte ikur në drejtim të panjohur. Sipas deklaratës së ankueses, personi ishte i panjohur për të. Megjithatë, pas një pune hetimore intensive, njësitet policore kanë arritur që fillimisht ta identifikojnë dhe më pas ta arrestojnë të dyshuarin, D.G., 41 vjeç, në rrugën “Kral Petri” Mitrovicë Veri. I njëjti është intervistuar në prani të avokatit dhe me urdhër të prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për garantimin e sigurisë dhe trajtimin e të gjitha rasteve të kësaj natyre me profesionalizëm dhe seriozitet të lartë”, thuhet në njoftim.

     

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Sllovenia sanksionoi dy ministra izraelitë shkaku i luftës në Palestinë
    • Osmani: Menjëherë pas Banjskës, ushtria serbe u grumbullua përreth tërë kufirit me Kosovën
    • Osmani: ShBA-ja e njeh Kosovën si aleate, u rikonfirmua mbështetja
    • Armen Muja: LDK e PDK kanë koordinim e orekstrim për arrestimin e ministrave tanë
    • Arrestimi i policit për spiunazh, Prokuroria jep detaje: Iu gjetën dokumente konfidenciale, është ndaluar për 48 orë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.