Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Të martën tentativa e tetë për konstituimin e Kuvendit

    27/04/2025 | 13:45
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Të dielën dështoi për herë të shtatë tentativa për konstituimin e Kuvendit. Propozimi i Vetëvendosjes për zgjedhjen e Kryeparlamentarit as sot nuk mori votat e mjaftueshme.

    Ani pse ishte kërkuar që të ndryshohej kandidati, VV-ja edhe sot propozoi Albulena Haxhiun për Kryetare të Kuvendit të Kosovës.

    Haxhiu arriti të merrte veç 57 vota pro saj, gjë që pamundësoi zgjedhjen e saj në krye të këtij institucioni.

    41 vota kishte kundër, dhe tri abstenime, derisa në sallë ishin të pranishëm 109 deputetë.

    VV-ja po akuzon partitë tjera për bllokadë të qëllimshme të Kuvendit, ku ngjashëm po deklarohen edhe PDK, LDK dhe AAK për partinë e parë.

    Memli Krasniqi i PDK-së tha se VV-ja me zor po duan ta bëjnë Haxhiun Kryeparlamentare, ndërsa ka kërkuar që ta ndryshojnë kandidatin e tyre. Ai madje shtoi se PDK është e gatshme edhe për zgjedhje të reja.

    Lumir Abdixhiku i LDK-së pas dështimit të seancës së sotme, tha se është VV-ja ajo që duhet të bëjë zgjidhje për sitatën, ndërsa deputetja e kësaj partie, Hykmete Bajrami theksoi se LDK-ja s’ka votë as për Haxhiun e as për ndonjë kandidat tjetër.

    Nga AAK-ja kanë thënë se VV-ja qëllimshëm po e bën gjithë këtë bllokadë. Sipas Time Kadrijajt, VV-ja po vazhdon të propozojë Albulena Haxhiun, pasi nuk i kanë votat as për të bërë qeverinë.

    Fatmir Limaj nga NISMA bëri thirrje që partitë politike të reflektojnë.

    Pas dështimit të kësaj seance sot, vazhdimi i saj do të jetë pas 48 orësh, më martën e 29 prillit./Reporteri.net/

    Të fundit
    13:3226 vjet nga mas*akra e Mejës, Abdixhiku: Çmimi i lirisë së Kosovës ka qenë çmim i…
    13:05Dënohet dhu`na ndaj futbollistit të ri të komunitetit ashkali në Obiliq
    12:51Ky është 31-vjeçari që vd*iq në aksidentin në Vogovë të Gjakovës
    12:49Osmani kujton mas*akrën e Mejës: Çdo person i vr*arë dhe i zhd*ukur, është betim i yni…
    12:30Dërguti tregon arsyen se pse Haxhiu nuk është e përshtatshme për kryetare të Kuvendit

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • QKUK-ja jep detaje lidhur me rastin ku humbi jetën 40 vjeçarja
    • Abdixhiku takon Kallasin, ia tregon propozimin e LDK-së për qeveri gjithëpërfshirëse
    • Vetëvendosje vazhdon me Haxhiun në seancën e 20-të, partitë tjera kërkojnë tjetër emër
    • Osmani para mërgatës në Zvicër: Nuk ka fuqi më të madhe sesa mbështetja për njëri-tjetrin
    • Çitaku, Vokrrit të VV-së: Kur sheh deklarata të tilla e kupton pse Kosova sot është më e izoluar se kurrë më parë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.