Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    “Të kisha dieg për së gjalli” – Dënohet me 2 mijë e 300 euro gjobë pasi që e kërcënoi gazetarin Lirim Mehemtaj

    18/04/2025 | 18:55
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është zhvilluar seanca fillestare ndaj Fatmir Bajramit i akuzuar për kërcënim ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj.

    Në seancën fillestare Bajrami deklaroj se e pranon fajësinë dhe i njëjti u shpreh se ka ardhur nga Sllovenia vetëm për ta pranuar fajin pasi që është lajmëruar nga familjarët se është në kërkim nga Policia e Kosovës.

    Pasi që i akuzuari e ka pranuar fajësinë, kryetari i vetëm gjykues e dha vendimin pas 15 minutave, ku i akuzuari Fatmir Bajrami u dënuar me 2 mijë e 300 euro gjobë për veprën penale “Kërcënim”.

    Në bazë të aktakuzës së përpiluar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Fatmir Bajrami akuzohej se në një postim të gazetarit Mehmetaj në Facebook kishte komentuar fjalë kërcënuese.

    “te kisha. Diege persegjalli servil i Serbisë. Se ti me gjithë Shefin. Tend. I shërbeni. Serbisë mike i Vuçiqit.” – ky ishte komenti i Bajramit në postimin e gazetarit Mehmetaj sipas aktakuzës së Prokurorisë të cilën e ka siguruar Gazeta Nacionale.

    Sipas Prokurorisë me këto veprime, i akuzuari (Fatmir Bajrami) kishte shkaktuar tek i dëmtuari (Lirim Mehmetaj) frik, ankth dhe pasiguri për jetë, dhe për çka Mehmetaj e kishte paraqitur rastin në polici.

    Ndërsa në deklarimin e tij në Prokurori, Bajrami ishte shprehur se nuk e njeh personalisht gazetarin Lirim Mehmetaj dhe se nuk ishte i vetëdijshëm që komenti i tij kishte përbërje të veprës penale, madje ai është shprehur edhe i penduar.

    Në lidhje me këtë Gazeta Nacionale pas pak do të publikojë një video përmbledhëse.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Humb jetën 15-vjeçari pas një vetaksidenti me biçikletë në Bërnicë të Prishtinës
    • QKUK-ja jep detaje lidhur me rastin ku humbi jetën 40 vjeçarja
    • Abdixhiku takon Kallasin, ia tregon propozimin e LDK-së për qeveri gjithëpërfshirëse
    • Vetëvendosje vazhdon me Haxhiun në seancën e 20-të, partitë tjera kërkojnë tjetër emër
    • Osmani para mërgatës në Zvicër: Nuk ka fuqi më të madhe sesa mbështetja për njëri-tjetrin
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.