Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Kapet 1 kg marihuanë në një automjet në Vushtrri, arrestohet i dyshuari

    29/04/2025 | 07:53
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Një operacion policor në Vushtrri ka rezultuar me sekuestrimin e një kilogrami substancë narkotike dhe arrestimin e një të dyshuari, transmeton Klankosova.tv.

    Aaksioni u zhvillua pasi Policia e Kosovës pranoi një informacion për aktivitet të dyshuar të shitblerjes së narkotikëve në rrugën “Zymer Haziri” në Vushtrri.

    Njësitë policore reaguan menjëherë duke identifikuar një automjet me targa vendore.

    Pronari i automjetit, E.F., 28 vjeç, fillimisht kishte refuzuar të hapte veturën, duke pretenduar se nuk e kishte çelësin. Megjithatë, për shkak të dyshimeve të bazuara, policia konfiskoi automjetin dhe shoqëroi të dyshuarin në stacionin policor.

    Pas shoqërimit, E.F. pranoi të hapte automjetin, ku në bagazhin e veturës u gjetën 10 pako të mbështjella, secila me rreth 100 gram substancë që dyshohet të jetë marihuanë – në total rreth një (1) kilogram.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Humb jetën 15-vjeçari pas një vetaksidenti me biçikletë në Bërnicë të Prishtinës
    • QKUK-ja jep detaje lidhur me rastin ku humbi jetën 40 vjeçarja
    • Abdixhiku takon Kallasin, ia tregon propozimin e LDK-së për qeveri gjithëpërfshirëse
    • Vetëvendosje vazhdon me Haxhiun në seancën e 20-të, partitë tjera kërkojnë tjetër emër
    • Osmani para mërgatës në Zvicër: Nuk ka fuqi më të madhe sesa mbështetja për njëri-tjetrin
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.