Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka dënuar luftën e vazhdueshme të Izraelit në Gaza, duke e quajtur heshtjen globale ndaj mizorive një “kolaps moral”.
Erdogan edhe një herë ka theksuar mbështetjen e palëkundur të Turqisë për popullin palestinez.
“Mbrojtja e çështjes palestineze nuk është vetëm të qëndrosh me një popull të shtypur. Ka të bëjë me mbrojtjen e njerëzimit, paqes dhe drejtësisë”, tha Erdogan, transmeton Klankosova.tv
Që nga 7 tetori 2023, mbi 51,000 palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.
Dhe këto sulme, Erdogan i përshkroi si “një furi dhune”, duke akuzuar qeverinë izraelite për vrasjen pa dallim të civilëve – duke përfshirë fëmijë, gra, të moshuar dhe madje edhe foshnja.
Ndërkaq, presidenti turk kritikoi edhe fuqitë perëndimore për atë që ai e quajti mosveprim hipokrit.
“Ata që kanë mburrur prej kohësh përkushtimin e tyre ndaj lirisë, të drejtave, ligjit dhe lirisë së shtypit, kanë luajtur me tre majmunët për 18 muaj përballë politikës së masakrës së Izraelit,” tha ai.
Tutje, Erdogan akuzoi Izraelin për urinë e shkaktuar në Palestinë.
“Atyre që nuk mund t’i vrasin me bomba, ata u ndërprenë ushqimin, ujin dhe ilaçet. Është një fushatë sistematike e shfarosjes.”
Ai dënoi etiketimin e rezistencës palestineze si terrorizëm: “Ata që heshtën ndërsa palestinezët po masakroheshin, tani e quajnë rezistencën e Gazës si terrorizëm – duke u përpjekur të normalizojnë gjenocidin. / Klankosova.tv