Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Dhunë psikike e fizike për 16 vjet, largohet nga Kosova për t’i shpëtuar burrit – arrestohet i dyshuari në Vushtrri

    26/04/2025 | 11:57
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Një rast i rëndë i dhunës në familje është zbuluar në Vushtrri, ku një grua ka denoncuar burrin e saj pas 16 vitesh abuzim të vazhdueshëm, raporton Gazeta Sinjali.

    Burime të Sinjalit bëjnë me dije se më 16 prill 2025, përmes aplikacionit “Info Kosova”, ankuesja S.G. (rreth 61-vjeçare) ka njoftuar Policinë se ishte kanosur për jetë nga bashkëshorti i saj, R.B. (rreth 68-vjeçar).

    Për shkak të frikës, gruaja është detyruar të largohet nga Kosova dhe aktualisht ndodhet tek motra e saj jashtë vendit (vend i njohur për redaksinë e Sinjalit).

    Në deklaratën e dhënë me shkrim, S.G. ka rrëfyer se për gjatë gjithë kohës së martesës kishte qenë viktimë e dhunës psikike dhe herë pas here edhe dhunës fizike, si pasojë e xhelozisë së burrit të saj.

    Pas raportimit të rastit, Policia ka arrestuar të dyshuarin R.B., i cili është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës.

    Në konsultim me Prokurorinë, ndaj tij është iniciuar rasti për “Dhunë në familje”.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Osmani para mërgatës në Zvicër: Nuk ka fuqi më të madhe sesa mbështetja për njëri-tjetrin
    • Çitaku, Vokrrit të VV-së: Kur sheh deklarata të tilla e kupton pse Kosova sot është më e izoluar se kurrë më parë
    • Zafir Berisha thotë se s’pi kafe me Kurtin sepse “ky ta keqpërdor edhe kafenë, o burrë”
    • Hasani: Masakrën e Dubravës e kreu shteti serb, por sot gjykohet UÇK-ja
    • Bajrami: Mafia energjetike nuk kufizohet vetëm te Martini e Nagipi, është shumë më e gjerë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.