Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe gjithë Maqedonisë së Veriut për vdekjen tragjike të mbi 50 personave si pasojë zjarrit në një klub nate në Koçan.
“Lajm shkatërrues nga Koçani, Maqedonia e Veriut. Humbja e kaq shumë jetëve të reja është një tragjedi që nuk mund të përshkruhet me fjalë”, shkroi ajo në X.