Haxhi Thaçi u vorros këtë të martë në varrezat e fshatit Burojë të Skenderajt. Varrimi i tij u përcoll nga mijëra njerëz, e u bë më i dhimbshëm për faktin se i biri i tij, Hashimi, ish-President i Republikës, nuk u lejua të marrë pjesë në varrim nga Gjykata Speciale, atje ku po mbahet në paraburgim nën akuzat për veprimtarinë e tij si njëri nga liderët e UÇK-së.
Për varrimin e Haxhi Thaçit erdhën edhe nga Shqipëria. Repsektivisht, Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë e bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama. Por, aty mungonte qoftë edhe një anëtarë i familjes Jashari.