Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahiri, ka kujtuar dhe nderuar sot figurat e shquara të luftës për lirinë e Kosovës, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.
Ai ka theksuar se me vizionin, guximin dhe sakrificën e këtyre heronjve, ata u bënë simbol i qëndresës dhe luftës për një të ardhme më të mirë për popullin e Kosovës.
Tahiri ka theksuar se trashëgimia e këtyre heronjve mbetet një udhërrëfyes për brezat që vijnë, duke i frymëzuar ata të punojnë për një Kosovë të fortë, të lirë dhe demokratike