Vushtrria është skuadra e vetme nga Liga e Parë që po zhvillon fazën përgatitore në Antalia të Turqisë.
Skuadra e Armend Dallkut është përballur në ndeshjen e parë miqësore me skuadrën gjermane FC Bischofswerdaer FV 08 që luan në Oberliga dhe ka triumfuar me rezultat të thellë 4-1.
Golat për skuadrën bardhekaltër i shënuan Iseni, Solomon, Fazliu dhe Avdyli. /Gazeta Olle/