Kandidatja për deputete nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hava Mlinaku, ka zhvilluar sot një takim me gratë e familjes Jashari në Stanoc të Ulët të Komunës së Vushtrrisë.
Në këtë bashkbisedim, Mlinaku u zotua se do të jetë një zë i fuqishëm e secilës grua në Kuvendin e Kosovës.
Postimi i plotë:
Sot u pritëm me shumë respekt nga gratë e familjes Jashari në fshatin Stanoc i Ulët. Në këtë takim të ngrohtë, falënderova gratë për rolin e tyre të jashtëzakonshëm në familje dhe shoqëri, duke theksuar se puna dhe përkushtimi i tyre janë themeli i zhvillimit tonë. U zotova që do të jem zëri i tyre në Kuvendin e Kosovës dhe do të punojmë së bashku, bashkë me kryeministrin e ardhshëm, z. Bedri Hamza, për të fuqizuar dhe mbështetur gratë në çdo fushë të jetës.