Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Krasniqi niset për në ShBA, merr pjesë në inaugurimin e Trumpit si president

    18/01/2025 | 22:23
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi është nisur për në Uashington për të marr pjesë në inaugurimin e presidentit të 45-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

    Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi shprehet se është privilegj të jetë e ftuar në këtë ceremoni

    “Është një nder i jashtëzakonshëm dhe privilegj i madh për mua të jem e ftuar në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të 45-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Ky moment përfaqëson jo vetëm një arritje personale, por mbi të gjitha, një vlerësim të lartë për angazhimin e përhershëm dhe vizionin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në forcimin dhe thellimin e marrëdhënieve strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mikun tonë të përhershëm dhe partnerin më të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare”, ka shkruar ajo.

    “SHBA-ja ka qenë dhe mbetet aleati ynë më i madh, një partner i pazëvendësueshëm që ka qëndruar krah nesh në rrugëtimin drejt lirisë, pavarësisë dhe konsolidimit të shtetit tonë. Zoti e bekoftë popullin amerikan!”

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Nusja rrah vjehrrën në Prishtinë
    • Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër
    • Lagjet dhe vendet në Vushtrri që sot do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    • Kryetari Ferit Idrizi ndan mirënjohje për nxënësit fitues në garat komunale të Fizikës dhe Matematikës
    • Kuvendi mblidhet në 15:00 për marrëveshjet ndërkombëtare
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.