Kandidati me numër 37 nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kurtan Kajtazi, ka realizuar një vizitë në fshatin Doberllukë. Gjatë kësaj vizite, Kajtazi theksoi përkushtimin e tij për të mbështetur bujqësinë si një shtyllë kryesore të zhvillimit ekonomik në Kosovë.
“Doberlluka është një shembull i përkushtimit dhe punës së palodhshme në bujqësi. Diskutuam për sfidat dhe mundësitë që ky sektor përballet dhe prezantova programin qeverisës të PDK-së dhe vizionin e Bedri Hamzës për kryeministër, duke theksuar rëndësinë e zhvillimit të bujqësisë,” tha Kajtazi.
Ai nënvizoi se përveç bujqësisë, fokusi i tij do të jetë edhe në përmirësimin e arsimit, shëndetësisë dhe infrastrukturës, duke ofruar mbështetje konkrete për sektorët kyç të zhvillimit të vendit.
Kajtazi shprehu bindjen se me angazhimin dhe vizionin e PDK-së, Doberlluka dhe komunitetet rurale të ngjashme mund të përfitojnë nga politikat që prioritetizojnë zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve.