Maxhunaj sonte ishte pikëtakim anëtarëve dhe kandidatëve për deputet nga PDK, të cilët shpalosën planprogramin e këtij subjekti politik. Para të pranishmëve një fjali rasti ka mbajtur edhe kryetari aktual i degës dhe kandidati për deputet me numër 37 , Kurtan Kajtazi.
Duke parë numrin e madh të pjesëmarrësve Kajtazi shtoi se ky takim dhe maxhunaj po dëshmojnë se “Kosova mundet më mirë”, një sllogan ky që partia nga vjen Kajtazi e ka në këto zgjedhje.
“Maxhunaj sonte plot entuziazëm e mbështetje për vizionin e Partisë Demokratike të Kosovës.
Se Kosova mundet ma mirë u dëshmua edhe në Maxhunaj, i cili po mbështet fuqishëm programin e PDK-së për një Kosovë më të zhvilluar e ma të mirë.” deklaroi Kajtazi.