Innovation Academy ka hapur regjistrimet për Olimpiadën Ndërkombëtare të Gjuhës Angleze – HIPPO 2025, një mundësi unike për nxënësit e klasave 1-12 për të sfiduar njohuritë e tyre dhe për të përfaqësuar Kosovën në arenën ndërkombëtare.
📍 Rundi i parë i garës do të mbahet më 7 dhe 8 mars 2025 në Kosovë, duke shërbyer si hapi i parë drejt garave më të mëdha.
🏆 Qualifers do të zhvillohen në maj 2025 në Venecia, Itali, ndërsa finalja madhështore do të mbahet në shtator 2025 në Asissi, Itali.
💰 Pagesa për pjesëmarrje është vetëm 20 euro, ndërsa për fituesit në nivel të Kosovës janë paraparë shpërblime motivuese:
Vendi i parë: 100€
Vendi i dytë: 65€
Vendi i tretë: 50€
Vendi i katërt: 30€
Vendi i pestë: 20€
Këto shpërblime vlejnë për secilën kategori të garës, duke siguruar që talentet e dalluara të shpërblehen për përpjekjet e tyre.
Nxënësit e interesuar mund të aplikojnë përmes linkut zyrtar: https://forms.gle/5s48NsKVxfsXow4q6