Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së Enver Hoxhaj në debatin zgjedhor në RTV21 ka deklaruar se mungesa e zyrtarëve të lartë institucionalë të Kosovës në inaugurimin e presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e verteton atë se çfarë ka ndodhur gjatë administratës Biden.
”Kjo e verteton atë se çfarë ka ndodhur gjatë administratës Biden, Kosova e ka humbur një mundësi që ta përdorë atë administratë. Një Qeveri e re e Albin Kurtit një Presidente Osmani dhe një klasë politike e cila e ka izoluar vendin nuk do të bënte gjë tjetër, mungesa e tyre në ceremoni tregon për izolimin që SHBA ja kanë bërë Kosovës dhe gjithë tyre, dhe se Kosova i ka dyert e mbyllura në Washington edhe me administratën Trump sikur që i kanë pasur me Biden, është koha për ndryshime”, tha Hoxhaj.