Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha ka thënë se partia në pushtet, LVV-ja ka cenuar demokracinë.
Kjo pasi sipas saj, kjo parti i ika ikur llogaridhënies, debatit, ka bojkotuar mediat e fjalën e lirë, transmeton Klankosova.tv.
“Ideja e mirë e fjalës kishte me qenë që partia politike që ka qenë në pushtet, me qenë me ne nëpër emisione, me fol se çka ka bë gjatë katër vjeçit, me fol na bashkë me të, me i lyp llogari, meqenëse në Kuvend s’ka qenë ndonjëherë, s’ka jep llogari nonstop, të paktën e ishim shfrytëzuar për me dhënë llogari tash. Partia në pushtet i ka ikur llogaridhënies, i ka ikur debatit. Mendoj se ky është cenimi i parë i demokracisë. Cenimi i dytë i demokracisë është bojkoti i mediave, i gjuhës së lirë, edhe gjuha”, tha Hoxha në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova.