Kandidati për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Bashkim Gashi, ka marrë pjesë në promovimin e librave të autorit të njohur Adnan Merovci, të titulluar “Të Premtet”.
Në këtë ngjarje të rëndësishme kulturore, Gashi ishte i shoqëruar nga dy figura të shquara të rugovizmit, Ibush Jonuzi dhe Veli Karaça, të cilët janë të njohur për përkushtimin e tyre ndaj vlerave të trashëgimisë politike të presidentit historik, Ibrahim Rugova.