Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Bashkim Gashi, vazhdon të marrë mbështetje gjithandej vendit, duke forcuar pozicionin e tij si një nga figurat e reja premtuese të partisë. Sonte, ai u prit ngrohtësisht në Mitrovicë, ku entuziazmi i qytetarëve dhe pjesëmarrja e tyre ishin dëshmi e frymës pozitive që po mbizotëron brenda LDK-së.
Takimet e Gashit në kuadër të fushatës zgjedhore po vlerësohen për afërsinë e tij me qytetarët dhe përkushtimin për të dëgjuar zërin e tyre. Në Mitrovicë, si në shumë qytete të tjera, ai ka gjetur mbështetje të konsiderueshme, duke reflektuar besimin që qytetarët kanë në vizionin dhe qasjen e tij dhe të subjektit politik që i përket në këto zgjedhje.
“Sonte në Mitrovicë. Fryma pozitive që po mbreteron brenda LDK është e jashtëzakonshme.” , ka shkruar Gashi.