Kandidati për deputet nga LDK, Bashkim Gashi, ka vazhduar vizitat nëpër biznese të komunës së Mitrovicës. Gjatë kësaj vizite, Gashi dhe ekipi i tij janë njoftuar me hallet dhe shqetësimet e pronarëve të bizneseve lokale.
Ai ka falënderuar të gjithë për mikpritjen dhe ka theksuar rëndësinë e mbështetjes për bizneset, si një nga shtyllat e zhvillimit të qëndrueshëm të komunitetit.
“Faleminderit shumë për mikpritjen dhe bashkëpunimin tuaj,” ka shkruar Gashi.