Në tubimin elektoral në Deçan, kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka thënë se në programin politik të kësaj partie ka 5 miliardë euro investime, me 5 miliardë euro buxhet e me 5% rritje ekonomike.
Abdixhiku ndër tjera tha se zgjedhjet e 9 shkurtit do ta përcaktojnë të ardhmen e Kosovës.
“Këto zgjedhje, nuk bëhen vetëm për të përcaktuar një Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, por, para së gjithash, bëhen për të përcaktuar të ardhmen e Kosovës. Si një shtet në zhvillim, me njerëz që bëjnë jetën këtu, si një shtet të hapur në procesin e rrjedhave botërore, dhe jo si një vend i zymtë, i propagandës, përçarjes, mbylljes e sanksioneve, ekonomike e politike”, tha Abdixhiku.