Ka ndërruar jetë futbollisti i FC Vushtrria, Erjon Morina. Lajmin e dhimbshëm e ka njoftuar babai i të ndjerit duke i dedikuar edhe një shkrim prekës.
“Ylli babit ike në qiell. Na thave zemrat Erjon! Do jetojmë të ngrysur me kujtimet më të bukura për ty! Do jesh ylli që do na ndriçojë gjithmonë 💔” ka shkruar Ilir Morina, babai i Erjonit.
Erjoni vuajti një atak në zemër dhe për disa ditë ndodhej në gjendje kome, një luftë e ashpër që për fat të keq nuk arriti ta përballojë.
Ikja e tij e hershme ka pikëlluar jo vetëm familjen, por edhe komunitetin sportiv dhe qytetarët e Vushtrrisë, që do ta kujtojnë gjithmonë për energjinë dhe pasionin e tij për futbollin.
I qoftë i lehtë dheu i Kosovës. 🕊️