Kuvendi Komunal i Vushtrrisë ka vendosur ditë më parë që një pronë publike prej 30 ari, e vlerësuar me çmim të tregut mbi 2 milionë euro, të jepet në shfrytëzim për 99 vite me qira simbolike prej vetëm 1,500 eurosh në vit.
Vendimi ka shkaktuar shqetësime dhe reagime të mëdha, pasi dhjetëra biznese që operojnë në këtë hapësirë për më shumë se 20 vite janë njoftuar se duhet të largohen.
Pronarët, përfshirë veteranë dhe studentë, thonë se ky vendim i lë ata pa burim jetese. “Familjet tona varen nga këto lokale,” u shpreh njëri prej tyre për KosovaNews.
Banorët akuzojnë për mungesë transparence dhe dyshojnë në konflikte interesi, duke kërkuar rishikim të vendimit nga organet kompetente për të shmangur mbylljen e bizneseve dhe pasojat ekonomike që mund t’i bartin ata.
Këta banorë kanë njfotuar gjithashtu se janë ankuar për këtë vendim në Ministrinë e Administratës dhe Pushtetit Lokal.