Një vrasje dyshohet të ketë ndodhur ditën e sotme rreth orës 14:00 në Gjilan.
Lidhur me rastin është deklaruar edhe Prokuroria.
Në njoftimin e lëshuar për media, thuhet se në rrugën “Mërgimtarët e Gjilanit”, një person është gjetur pa shenja jete.
Organi i akuzës, thotë se nga hetimet e para viktima dyshohet se është qëlluar me armë zjarri.
“Urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Prokuroria Themelore në Gjilan, në koordinim me Policinë e Kosovës – Njësinë e Hetimeve Rajonale në Gjilan, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore, në mënyrë që të identifikohen personat e dyshuar”, thuhet në njoftim.
“Për të gjitha veprimet e tjera do të jeni të njoftuar me kohë!”, thuhet tutje në komunikatë transmeton Klankosova.tv
Klankosova.tv merr vesh se viktima është Sokol Osmani.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura motivet që çuan deri tek ky rast