Pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen më 9 shkurt 2024 pritet të jetë edhe ish-kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri. Kështu ka bërë të ditur një burim brenda këtij subjekti politik.
Tahiri, i cili ka shërbyer si kryetar i komunës dhe tash udhëheq degën e LDK-së në Vushtrri, konsiderohet si një nga figurat më të rëndësishme të kësaj partie. Përveç kandidimit për deputet, ai gjithashtu shihet si një nga favoritët për të garuar sërish për postin e kryetarit të komunës në zgjedhjet lokale të Tetorit 2025.