Policia e Kosovës iu ka bërë apel shoferëve që të kenë kujdes gjatë ngasjes në rrugë me mjegull dhe ngrica.
Në këtë apel, policia i është referuar paralajmërimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës për temperatura të ulëta gjatë ditëve në vijim.
“Sipas paralajmërimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës ditëve në vijim gjatë natës dhe në orët e hershme të mëngjesit do të mbizotëroj mot me temperatura të ulëta, ku për pasojë në lokacione që ka rrjedhje të ujit, në ura dhe kthesa të rrezikshme mund të krijohen ngrica të cilat paraqesin rrezik për pjesëmarrësit në trafik, po ashtu kujdes gjatë ngasjes duhet kushtuar edhe shembjeve të gurëve e dheut, ngasjes në mjegull dhe pengesave tjera që mund të hasen në rrugë”.
“Policia e Kosovës APELON të gjithë pjesëmarrësit të respektojnë rregullat e trafikut, të përdornin rripin e sigurisë, të përshtatin shpejtësisë e lëvizjes me kushtet e krijuara, të mbajnë distancë të sigurt në mes mjeteve, të mos përdorin telefonin gjatë ngasjes, të përdorin dritat dhe të përqendrohen në ngasje”, thuhet në një njoftim të policisë