Kosova të hënën e ka mbyllur edicionin e Ligës së Kombeve.
”Dardanët” të udhëhequr nga trajneri Franco Foda, u renditen në vendin e dytë në grup, duke grumbulluar 12 pikë, gjashtë më pak se Rumania, ku ndeshjen e fundit e fitoi me rezultat zyrtar 3-0, pasi UEFA e ndëshkoi Kosovën për braktisjen e ndeshjes, shkruan IndeksOnline.
Nga vendi i dytë, Kosova humbi mundësinë të kërkoj kualifikimin për Kampionatin Botëror, por nga ky edicion është përfshirë edhe faza e “play-offit” ku Kosova e ka mundësinë të mgritet në Ligën B të Nations League.
Në fazën e “play-off” do të bëjnë pjesë katër Kombëtare që përfunduan në vendin e dytë në grupet përkatëse të Ligës C dhe katër të tjera që përfunduan në vendin e tretë në grupet e tyre në Ligën B.
Shorti për “play-off” do të hidhet këtë të premte, më saktësisht nesër nga ora 12:00.
Kurse, ndeshjet e kësaj faze do të luhen vitin tjetër, respektivisht më 20 dhe 23 mars 2025.
Kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në ”play-off” janë Gjeorgjia, Sllovenia, Islanda dhe Irlanda./IndeksOnline/