Xhavit Haliti, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka reaguar pas deklaratës së deputetit të VV-së, Armend Muja, se do të marrin deri në 54 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare.
Haliti për “Blic” citohet të ketë tënë se kjo është deklaratë ambicioze, por që sipas tij, më nëntë shkurt votuesit do ta dërgojnë VV-në në opozitë.
“Është deklaratë ambicioze dhe përpjekje për ta mbajtur elektoratin e shumtë, i cili është luhatur dhe publikisht po shprehin pakënaqësi për mënyren e qeverisjes së qeverisë Kurti. Ata janë të zhgënjyer dhe nuk do ta përseritin gabimin për të dyten herë. Premtimet e LVV në fushaten e kaluar po analizohen nga gjykata e çdo qeverie, që është votuesi. VV-ja qeverisjen e mori me dhunë e përmes dhunës, me 9 shkurt votuesit e Kosoves do i çojnë në opozitë.
Nuk e besoj që zoti Muja është i bindur për atë që thotë, por, meqë Kryetari i VV-se e kryeministri i Kosovës ka shkuar në emigracion po ju duhet me thënë diçka. Besoj që qytetarët e Kosovës nuk do ta denojnë veten e fëmijtë e tyre, përmes votës së tyre.” – citohet se ka thënë ai.