Futbollisti i Dinamo Cityt, Baton Zabërgja, është i ftuari i radhës i ri në listën e Franco Fodës për grumbullimin e nëntorit të Kosovës, që do të jetë mysafire e Rumanisë dhe do të pret Lituaninë në kuadër të Ligës C të Kombeve.
Këto janë ndeshjet e fundit të Kosovës në kuadër të këtij cikli të Ligës së Kombeve dhe “Dardanët” do të kenë punë të vështirë në Rumani, para se të presin Lituaninë në shtëpi.
TABELA, REZULTATET & ORARI
E Zabërgjën e ka zyrtarizuar ekipi i tij Dinamo City që drejtohet nga Ilir Daja, si ftesë e re e Fodës.
“Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvillojë dy ndeshjet e rradhës në Uefa Nations League në datat 15 dhe 18 Nëntor, përkatësisht kundër Rumanisë dhe Lituanisë.
Sulmuesi ynë do të jetë pjesë e listës së përzgjedhur nga trajneri Franco Foda për këto dy ndeshje.
FC Dinamo City i uron Baton Zabërgjas shumë suksese me Kosovën në arenën ndërkombëtare!”
Zabërgja deri tash ka pasur 6 paraqitje për Kosovën U-21. Ai ka qenë i ftuar në kohën kur Michael Nees drejtonte shpresat dardane. Por, paraqitjet e tija tepër të mira me ekipin e Superiores shqiptare, Dinamo City, kanë bërë që vushtrriasi 23 vjeç që luan në disa pozita të sulmit, të merr ftesën nga Kosova.
Batoni këtë stinor ka dy asistime dhe pesë gola të shënuara në 12 paraqitje me Dinamo Cityn e Tiranës.