Një burrë në Vushtrri është arrestuar nën dyshimin se kishte ngacmuar seksualisht një të mitur.
Sipas njoftimit të Policisë e mitura ka pranuar tretman mjekësor, derisa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“NGACMIM SEKSUAL – Vushtrri 22.11.2024 – 17:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare e mitur. Viktima ishte e shqetësuar dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.